Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një emigrant shqiptar është ekzekutuar me 2 plumba në kokë. Mediat vendase raportojnë se 58-vjeçari (identiteti i të cilit nuk dihet) punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur nga pronari i tij. Ky i fundit fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.
Më pas, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Kavala-s.
58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavalas. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

