Një aksident tejet tragjik ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një mjet tip fadrom ka përplasur për vdekje shtetasin XH.L 58-vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

