Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin ku një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Fillimisht u hodhën dyshime se viktima mund të ishte goditur me sende të forta në kokë, ose mund të ishte përplasur nga ndonjë mjet, por sipas Policisë, vdêkja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
“Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdêkja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Elbasanit.

