Tragjike/ Ndërron jetë një person, zbulohet arsyeja e rëndë

skene.jpg

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhupan në Fier ku një këmbësor është aksidentuar për vdekje.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 korrik), ku rreth orës 22:00  një mjet tip ‘Fiat’ që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, përplasi shtetasin P. M., 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes këmbësori ndërroi jetë, ndërsa u shoqërua  në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303