Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një 52-vjeçare e infektuar nga Covid është vetë hedhur nga kati i tretë i Spitalit në Kavala duke i dhënë kështu fund jetës.
Mediat greke bënë me dije se 52-vjeçarja ishte e shtuar në spitalin e Kavalës prej disa ditësh, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka ndërmarrë dhe aktin e rëndë.
Mësohet se gruaja në fjalë kishte tentuar edhe më parë të vrasë veten duke u hedhur në det, por është shpëtuar në kohë nga policia. Në polici ajo kishte thënë se kishte tentuar të vrasë veten pasi ka mësuar se është testuar pozitive me Covid.