Tritan Kalo publikon fotot dhe ngre pyetjen: A ka polici bashkiake?

trit-1.png

Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar disa foto ku shihen grumbullime njerëzish.

Ai thotë se fotot janë shkrepur 60 apo 70 metra në vijë ajrore nga Infektivi ku të tjerë njerëz po luftojnë me COVID 19 në një betejë për jetë a vdekje.

Duke iu kërkuar ndërgjegjësim qytetarëve, por edhe duke iu përmendur kapacitetet mjekësore që s’janë pa limit, Kalo i këshillon të mos i shtyjnë kufijtë e mundësive për ndihmë drejt pamundësisë me sjelljen e tyre.

POSTIMI I PLOTE

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!

trit 1 trit
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303