Gazetari Artan Hoxha teksa ka qenë dje i ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar emrin më të frikshëm të botës së krimit në Shqipëri.
“Personazhi më i frikshëm, më kureshtar për opinionin ngelet Fatmir Haklaj dhe ngjarjet që la ai mbrapa. Nga janari 98 deri në vitin 2007-2008 atje ka pasur 152 të vrarë. Aty u zgjerua gama dhe duket sikur s’ka asnjë lidhje të afërt. Fatmir Haklaj është personazhi me më ndikim. Ai u bë oficer nga halli. Kjo është karakteristikë e grupeve shqiptare, ata që vijnë nga lufta që kanë karakter ushtarak. Fatmiri nuk ishte pòlic, nga reputacioni.
Atentat me mina, u mínua 300-400 metra linearë nga fshati Cërrizë te ura e Valbonës, për sùlme me snájper me armë kundër tanke me topa 85 atje është përdorur gjithë arsenali që ekziston. Ishte gjithë ai armatim që kalonte, prandaj Tropoja u bë aq e rëndësishme. E veçantë ishte ngjarja me bankën dhe vrasja e Azem Hajdarit. Kur kalonte qafën e malit Fatmir Haklaj nuk gjente rehat as Nano e as Berisha”, tha Hoxha.
Ndërsa sa i përket bandës më të dhunshme, Gazetari Hoxha përmendi atë të rrugës së Kavajës.
“Banda e rrugës së Kavajës ka shkaktuar 23 të vrarë kanë qenë shkollë për bandat e kryeqytetit”, tha Hoxha.

