TË FUNDIT

Tronditëse/ Goditi gruan me pistoletë me pas me thikë, zbardhet ngjarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Malnate në provincën e Vareses mbrëmjen e djeshme, ku sipas mediave italiane, një grua shqiptare 40 vjeçe është plagosur nga bashkëshorti i saj 48-vjeçar po me origjinë shqiptare, i cili e ka qëlluar qëlloi gruan e tij me pistoletë dhe më pas e ka goditur atë me thikë.

Në momentin e ngjarjes, çifti ndodhej brenda në makinë dhe sipas hetimeve paraprake konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Ngjarja

Burri qëlloi me pistoletë gruan e tij, e cila pasi i shpëtoi bashkëshortit doli nga makina për të kërkuar ndihmë. Por 48-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, pasi e ndoqi gruan e qëlloi me thikë, që për fat të mirë edhe ky sulm nuk e dëmtoi seriozisht 40-vjeçaren.

E plagosura u dërgua në spitalin Circolo dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërsa burri i saj u arrestua nga forcat e policisë.

Bazuar në provat e mbledhur dhe dëshmitë e marrë policia po rindërton skenën për të zbardhur ngjarjen.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat