fbpx

Tronditet sërish Libani, shpërthen depoja e armatimeve (Video)

Sipas Reuters, një depo armësh që i përkiste “Hezbollah”-ut shpërtheu sot për shkak të një gabimi teknik. Shpërthimi ndodhi në qytetin port të Sidonit.

Nuk ka raportime për viktima, ndërsa anëtarët e grupit “Hezbollah” vendosën një kordon sigurie, duke ndaluar gazetarët të afroheshin në zonë.

Ky shpërthim vjen vetëm pak javë pas atij në portin e Bejrutit që pati pasoja shkatërrimtare.