Udhëheqësi i arratisur i grupit të Shtetit Islamik (IS) është vrarë në një operacion ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al-Bagdadi shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës gjatë një sulmi të ndërmarrë nga forcat speciale mbrëmjen e së shtunës.
Bagdadi u shfaq për herë të parë në 2014, kur njoftoi krijimin e një “kalifati” në zonat e Irakut dhe Sirisë.
IS kryente një numër mizorish që rezultuan me mijëra vdekje.
Grupi xhihadist vendosi një rregull brutal për gati tetë milion njerëz në zonat nën kontrollin e tij dhe ishte prapa një numri sulmesh në qytete të shumta në mbarë botën. SHBA shpallën “kalifatin” të mposhtur në fillim të këtij viti.
Në një deklaratë të pazakontë të mëngjesit të së dielës, Trump tha se forcat speciale amerikane ekzekutuan një “bastisje të guximshme gjatë natës” dhe realizuan misionin e tyre.
“Ai vdiq pasi vrapoi në një tunel pa dalje, duke pëshpëritur, duke qarë dhe duke bërtitur tërë kohën. Ai që u përpoq aq shumë për të trembur të tjerët kaloi momentet e tij të fundit në frikë të plotë, në panik total dhe në tmerr, pasi forcat amerikane e kishin rrethuar”-njoftoi Trump.
“Asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë gjatë sulmit dhe një numër i konsiderueshëm i ndjekësve të Bagdad gjithashtu vdiqën, tha Trump, duke shtuar se “materiale dhe informacione shumë të ndjeshme” ishin mbledhur./real-news.tv/

