TË FUNDIT

Trump: Koronavirusi “do të zhduket pa vaksinë”

Presidenti Donald Trump, ditën e premte u shpreh se koronavirusi mund të zhduket pa vaksinë.

“Edhe viruset vdesin, sikurse gjithçka tjetër”, ka thënë ai gjatë një bisede me pjesëtarët republikanë të Kongresit. “Ky virus do ikë pa vaksinë, do ikë e nuk do ta shohim më, shpresojmë”.

Ndërkohë, eksperti kryesor për sëmundjet ngjitëse i Amerikës, Anthony Fauci, nuk mendon se Covid-19-shi do të kalojë aq lehtë.

“Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën”, ka thënë ai më herët gjatë javës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat