Presidenti amerikan, Donald Trump ka paraqitur planin e tij të shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme, duke premtuar se do ta mbajë Jeruzalemin si kryeqytetin e pandarë të Izraelit.
Trump ka thënë se plani e ruan parimin tradicional të dy shteteve, por duke e ruajtur Jerusalemin si të pandarë dhe nën sovranitetin izraelit. Ndër të tjera Trump ka thënë se kryeministri izraelit Netanjahu e ka siguruar se ky plan është një bazë e mirë për negociata me palestinezët.
Ai propozoi atë që ai e quajti një zgjidhje “realiste” të dy shteteve dhe tha që asnjë izraelit apo palestinez nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre.
Duke qëndruar përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se plani i tij “mund të jetë mundësia e fundit për palestinezët”.
Trump shtoi se ky është “ një hap i madh në rrugën e paqes”. Palestinezët tanimë i kanë refuzuar të gjitha propozimet e dala.
I quajtur nga disa si “marrëveshje e shekullit”, plani synon të zgjidhë një nga konfliktet më të gjatë në botë. Izraeli ka falënderuar SHBA-në për propozimet e tij, por palestinezët e hodhën poshtë atë paraprakisht, duke e quajtur të njëanshëm.
Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ndihet i bekuar që ka mbështjen e SHBA-ve “Zoti bekoftë Amerikën, e bekoftë edhe Izraelin, Zoti i bekoftë të gjithë”.
Mijëra palestinezë protestuan në Rripin e Gazës më parë të Martën, ndërsa ushtria izraelite vendosi forcime në Bregun Perëndimor të okupuar

