13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

“U bëtë të gjithë epidemiologë”. Rakacolli revoltohet nga deklarata e Gazetarit, ç’i tha ai që ndezi ‘gjakrat’ në studio?

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “PolitikON”, mes gazetarit Endri Xhafo dhe zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli lidhur me trajtimin e pacientëve me COVID.

Rakacolli nuk e ka pritur mirë deklaratën e gazetarit se shumica e pacientëve janë në fazën e mesme të sëmundjes, duke i thënë se: ” “Nga e nxore këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme?”

Debati nga PolitikON

Xhafo: Shumica janë në fazë të mesme.

Rakacolli: Nga e nxorre këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme?

Xhafo: A e ke shkruar ti këtë që është fazë e mesme?

Rakacolli: Po ku e di ti që t’i interpretosh shenjat? Kot e bëjmë ne shkollën, se mjekësia qenka lexo shkronjat dhe përcakto fazën.

Xhafo: Mjekët e familjes ma kanë thënë copë që nuk dinë se cfarë t’i japin apo shesin pacientëve sepse nuk dinë sa e kanë fuqinë dhe xhepin. Unë po ngre një shqetësim mbi kostot. Ju udhëzoni se si mund të mjekohen, në format e lehta. Mjekët e familjes thonë se nuk ka rekomanduar skanere, ku bëhen skanerët?

Rakacolli: Është mjeku pneumonog ai që vendos që të bëjë skaner ose grafi. Kur bëhet skaner në atë moment të jep kodin dhe shkon e bën më një kod të caktuar.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat