Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka shokuar dje shqiptarët teksa ka folur për disa nga shqetësimet shëndetësore që kanë prekur Kryeministrin Edi Rama.
Gjatë bisedës me një mjek alternativ, Çani ka folur për sëmundjen e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk vuan vetëm hernia diskale, por ka dhe sinozit.
“Përveç hernies Edi Rama vuan edhe nga sinoziti. Një miku i tij e ka çuar tek një mjek mbahet si mjeshtër i madh i shytave dhe i kishte vënë edhe një ushunjëz në qafë o plak”, – u shpreh Çani.
Shpesh herë është folur për shqetësime shëndetësore të kreut të qeverisë, por ai ka pranuar vetëm problemet që ka me shpinën. Në nëntor të 2019-ës ai mungoi për disa ditë në aktivitete publike duke bërë që të hidhen dyshime për shëndetin e tij. Vetë Rama mohoi gjithçka, duke thënë se nuk i ishte nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava” – shkroi Rama në Twitter në atë kohë.

