fbpx

“U nisën pa u takuar me familjarët”. Rama zbulon ç’i thanë mjekët teksa po iknin drejt Italisë

raui.gif

Kryeministri Edi Rama në një lidhje ‘Skype’ me moderatoren italiane të emisionit “Agora” në Rai 3, ka zbuluar se ç’i thanë mjekët shqiptarë që udhëtuan drejt Italisë për t’i ardhur në ndihmë në luftën ndaj COVID-19.

“Nëse do t’i thonim ndoshta do të na kishin mbyllur derën”, iu shprehën disa prej tyre kryeministrit Edi Rama teksa i përcolli në aeroportin e Rinasit për në Itali.

“Rrini të qetë se do të kujdesemi për ta edhe ne. I dërgoj një mesazh prindërve të tyre. Si italian jemi popull bujar dhe i ndjeshëm”, u shpreh Serena Bortone.

“Jemi të varfër, por nuk e kemi kujtesën e shkurtër”. Ky fjalim i kryeministrit Edi Rama pushtoi Italinë me ndihmën që Shqipëria i dha Italisë mike me 30 mjekë e infermierë për të luftuar kundër COVID-19.

“Ajo që ndodh në Evropë në përgjithësi, nuk ishte se pritej që ta nxirrte në pah ky virus, është humbje e kujtesës se pse vetë Evropa është krijuar si një hapësirë, paqeje, bashkëpunimi. Të shohësh Italinë në një situatë të tillë të bën të ndihesh keq, por nga ana tjetër jemi përballë një armiku që na ka sulmuar të gjithëve. Është shtëpia jonë e përbashkët që digjet dhe nuk mund të rrimë të gjithë të mbyllur në dhomën tonë dhe të iluzionojmë që nëse digjet një dhomë nuk do të djegë tjetra. Njerëzit duhet të rrinë në shtëpi, por shtete nuk duhet të rrinë në shtëpi, duhet të projektojnë kundërsulmin. Nuk mund të fitohet një luftë botërore nëse shtetet nuk rrinë në shtëpi si njerëzit”, tha Rama.

“Edi Rama lider i botës më duket se ka thënë gjërat me direkte se ato që kemi dëgjuar këto ditë”, u shpreh moderatorja Serena Bortone.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303