TË FUNDIT

U shpallën të humbur, gjenden të pajetë trupat e 3 minatorëve në Dibër

Një ngjarje e rëndë u shënua në Dibër ku tre minatorë të shpallur ditën e djeshme të humbur janë gjetur të vdekur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat