TË FUNDIT

Vajza e Michael Jackson tenton të vrasë veten

Paris Jackson i është drejtuar spitalit. Raportohet se fqinjët e saj e kanë gjetur të shtrirë në shtëpi dhe kanë lajmëruar policinë. 20-vjeçarja ka tentuar të lëndojë veten me mjete prerëse. Ajo ka dëmtuar krahët, por tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Burime pranë saj kanë thënë për ‘Us Weekly’ se Paris është shumë e fortë, por ky episod erdhi pas problemeve që ka pasur së fundmi. “Ajo është shumë e fortë, por nga gjithë problemet që ka pasur ky ishte shpërthimi i saj”,-u shprehën burimet.

Një nga problemet që ka rënduar më shumë mbi aktoren e njohur është dokumentari dedikuar babait të saj të ndjerë që u publikua së fundmi.

Sipas raportimeve, Paris tashmë ka dalë nga spitali dhe është nën kujdesin e skuadrës së saj.

Paris ka vuajtur nga depresioni pas vdekjes së babait të saj. Në një intervistë në 2017, ajo ka deklaruar se është përpjekur disa herë të kryejë vetëvrasje./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat