Jennifer Lopez ka nisur turneun e saj të organizuar për ditëlindjen e 50-të të këngëtares.
Në performancën e saj të mbrëmshme, Jennifer Lopez ishte e shoqëruar nga vajza e saj 11 vjeçare, Emme, me të cilën J.Lo këndoi një këngë.
Ato kënduan këngën ”Limitless”, të shkëputur nga albumi ”Second Act”.
J.Lo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku duket mjaft e emocionuar që po këndon në skenë me vajzën e saj.
Të dyja ishin kombinuar me fustane me ngjyrë të kuqe.
Duket se Emme ka trashëguar talentin e Jennifer dhe se shumë shpejt do të ndjekë hapat e nënës së saj./real-news.tv/

