fbpx

“Vala e dytë ishte paralajmëruar”. Lulzim Basha trondit me deklaratën: Sot më shumë se kurrë duhet…

basha-2-1.png

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar pak më parë se vala e dytë e COVID ishte paralajmëruar, ndrësa i ka bërë thirrje Edi Ramës që të marrë veprime të shpejta  për të rritur testimet dhe fondet dhe të lërë llafet.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303