fbpx

“Vala e dytë më e madhe se e para…”. Habit epidemiologu: Virusi është bërë njësh me…

epi.png

Epidemiologu Dritan Ulqinaku në një intervistë për “Byro Politike”, ka deklaruar se vala e dytë e pandemisë mund të jetë më e madhe se vala e parë.

Ulqinaku ndër të tjera ka thënë se tashmë koronavirusi është një virus që është bërë njësh me njeriun.

“Vala e dytë mund të jetë shumë më e madhe se vala e parë, nuk është parë asnjëherë që bota të mbyllej në këtë mënyrë. Mbyllja ka të mirat dhe të metat e veta, e mira është për vende siç është Shqipëria që nuk e dinte një gjë të tillë të përgatitej, e keqja është se e zgjat kohëzjatjen e pandemisë. Është një infeksion që është bërë tashmë njësh me njeriun, është në të gjithë globin, ai është në çdo shtet dhe problemi tashmë është se kur do të arrihet imuniteti. Numri i infeksioneve me stinën e nxehtë është rritur, por është ulur numri i vdekshmërisë”, ka thënë mjeku.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303