TË FUNDIT

Valbona Selimllari emision të ri, por jo në Tv “Klan”

Ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllari do të sjellë në ekran një projekt mjaft të veçantë.

Valbonën jemi mësuar ta shohim gjithmonë të pranishme pranë televizionit ‘Klan’ por duket se këtë projekt bukuroshja ja ka besuar televizionit ‘Ora News’.

Emisioni i cili do ta risjellë Valbonën sërish në ekran do të quhet “Ma jep dorën”.

E ftuar në “Tempora”, Valbona tha se ky emision u vjen në ndihmë personave në nevojë, të papunëve për të pasur një mundësi për të ecur para, por edhe fëmijëve që nuk janë shkolluar.

Projekti i saj i ri do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat