Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në Facebook një video të projektit të Parkut të Madh të Durrësit, ku tregohet puna që ka nisur dhe data përfundimtare maj 2021 e finalizimit të projektit.
Ky park sipas Ramës do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos në Durrës që e cilëson si një vatër kanceroze.
‘MIRËMËNGJES me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zerë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano’, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/235237021148199/

