TË FUNDIT

Vdekja e 17-vjeçares në Velipojë/ Detaje të reja nga ngjarja tragjike, 25-vjeçari i martuar në Angli?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike që u shënua në Velipojë, ku u gjet e pajetë 17-vjeçarja Enisa Doda, pasi kishte dalë për një xhiro me skaf me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili më pas është arrestuar nga policia. Sipas abcnews, bëhet me dije se Indrit Bajraktari, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez.

Misteri i kësaj ngjarje tragjike po thellohet edhe më tej, pasi nga autopsia rezultoi se vajza kishte shenja dhune por ende është e paqartë se nga se janë shkaktuar.

Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ku më pas dhe gënjeu duke thënë se 17 vjeçaren e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Gjatë xhiros me skaf vajza nuk e kishte jelekun dhe nuk dinte të notonte. Bajraktari ka deklaruar në polici se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat