Një 88-vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke u transportuar me ambulancë nga Pogradeci drejt Tiranës.
Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.
Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

