Në testimet e bëra së fundmi te Lazio, sulmuesi prizrenas ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas burimeve të Tuttomercatoweb, reprezentuesi i Kosovës ka dalë të jetë pozitiv me COVID-19, duke u vetëizoluar menjëherë.
Kjo vije menjëherë pas kalimit të tij te Lazio nga Fenerbahce, derisa 26-vjeçari besohet se është infektuar në një festë familjare.
Para pak javësh Muriqi ishte në Kosovë dhe në atë turmë të mbledhur, thuhet se është infektuar me koronavirus

