fbpx

(Video) Badigardi i Berishës refuzon të paguajë 2 mijë lekë të vjetra për parkim, thyen kasën dhe largohet

Badigardi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ermal Zaimi, raportohet se ka thyer një nga zyrat e pagesës së parkimit në Sheshin Skënderbej, pasi nuk ka pranuar të paguante 2 mijë lekë të vjetra.

Gazeta TemA, raporton se Zaimi ka debatuar fillimisht me punonjësin e zyrës së pagesës, pasi nuk ka pranuar të paguajë tarifën e parkimit, prej 200 lekësh (të reja) ose 2 mijë lekë të vjetra, sepse pretendonte se kishte qëndruar më pak.

Duke hasur dhe në rezistencën e punonjësit të sportelit të pagesës dhe mikut të tij që kishte në makinë, i cili ka këmbëngullur që të paguanin, Ermal Zaimi ka paguar shumën prej 200 lekësh (të reja) ose 2 mijë lekë të vjetra, dhe pasi ka thyer pajisjet e zyrës është larguar. Sakaq, raportohet se kompania që administron parkimin në Sheshin Skënderbej ka kallëzuar penalisht badigardin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Ermal Zaimi.

Edhe pse refuzon të paguaj shumën prej 2 mijë lekësh të vjetra, Zaimi posedon një mjet tip Land Rover Discover 4, i cili nëse blihet i ri kushton nga 23,980 deri në 83,820 dollarë, kjo në varësi të vitit të prodhimit dhe opsioneve ekstra.