fbpx

VIDEO/ Çmendet Erion Veliaj: Ja ç’do t’u punoj atyre që hyjnë nga rrethet në Tiranë

veliaj.jpg

Kryetari i bashkisë së Tiranës kërkon ndryshimin e hartës territoriale. Në komisionin parlamentar të ligjeve ai kërkon që të ketë në administrim dhe aeroportin. Pavarësisht kësaj Erion Veliaj ngre duart përballë trafikut në kryeqytet duke argumentuar numrin e lartë të banorëve. Ndërsa paralajmëron vendosjen e tarifave për çdo individ që do të mbërrijë në kryeqytet për të marrë shërbime.

Për trafikun që ka përfshirë kryeqytetin, kryebashkiaku Erion Veliaj ngre duart.  Edhe pse mbipopullimi i kryeqytetit është fenomen i vjetër, sipas tij shkak është numri i banorëve nga rrethet që kërkojnë të qëndrojnë në Tiranë. Por nga ana tjetër ky fenomen nuk e shqetëson për të kërkuar edhe Aeroportin e Rinasit që të përfshihet brenda territorit të Tiranës, i cili aktualisht i përket Fushë-Krujës.

Para deputetëve të Komisioni të Ligjeve Veliaj kërkon të rishikohet ndarja territoriale dhe për këtë garanton se ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë.

Veliaj: Duhet të ketë një rishikim të korrektimit të kufijve. Nuk mundet që Aeroporti Ndërkombëtar i Shqipërisë të vazhdojë të jetë në Fushë Krujë dhe nuk mundet që rruga lidhëse të jetë në Vorë. 

Përveç mbështetjes së Edi Ramës, edhe deputeti socialist që është marrë personalisht me reformën territoriale i garantoi votat e PS dhe opozitës parlamentare.

Fino: Të japim ndihmesën tonë për ta kaluar dhe për ta bërë sepse dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që duhet të bëhen disa korrektime të caktuara. Është me 84 vota, mirëkuptimin e opozitës e kemi.

Gjatë vitit të ardhshëm nuk do të jenë vetëm banorët e Tiranës që do të ngarkohen nga taksat e shtuara, por edhe të gjithë ata që do të vijnë qoftë edhe një ditë në Tiranë. Erion Veliaj pritet të propozojë një ligj të posaçëm për Tiranën.

Veliaj: Të gjithë vijnë në Tiranë, duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e institucioneve ka një kosto dhe nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve justifikoi mungesën e kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës Volta Ademi me angazhime të tjera. Por vetë Ademi me anë të një statusi në rrjetin social facebook shprehet se nuk është ftuar nga Manja për të marrë pjesë në komision.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303