fbpx

VIDEO / Nëna, 20 vite me djalin e paralizuar, Rama tallet keq me të

Screenshot_2-2.jpg

Të jetosh me një fëmijë  me aftësi të kufizuar dhe aq më keq të dergjur në shtrat prej mëse 20 vitesh, është dra.më për çdo familje. Në Këlcyrë, familja Hoxha tejet e varfër, në mos më e varfëra më këtë qytet, jeton në kushte tërësisht të pafavorshme për t’u kujdesur për djalin që qëndron shtrirë prej vitit 1995.

Ky është Jetmir Hoxha, një djalë shëndetligë që fati e donte që ai të vinte në jetë normal dhe më pas të përjetonte encefalit që i shkaktoi paralizim të përhershëm. Shkak mund të ketë qenë temperatura e lartë apo dhe faktorë të tjerë. Prindërit Dashnor dhe Entela Hoxha, i qëndrojnë tek koka përditë dhe vajtojnë vecse fatin e keq që i ka “mbirë” në prag, por edhe indiferencën që tregon pushteti vendor në Këlcyrë.

Dashnor Hoxha, i ati i djalit të paralizuar, e nxjerr përditë me karrocë dhe e shëtit për të marrë ajër të pastër. Vec djalit të sëmurë, Entela dhe Dashnori, kanë edhe një djalë tjetër të saktë por që nuk ka punë për të. Të katërt zgjohen dhe erren me cfarë t’u dalë përpara, herë ushqehen dhe herë e bëjnë “pushim”.

Angazhimi që kërkon djali tek koka, nuk i lë ata të jenë disponibël për punë. Ato 20 mijë lek të rinj që merr pension invaliditeti djali i tyre në muaj, shpenzohen për ilace dhe pajisje sanitare (bebelino, letra të lagura etj).

Takimi me Ramën:

Zonja e familjes Entela Hoxha tregon dhe takimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama për këtë problem në muajin Qershor të këtij viti, të cilin e cilëson më të keqin e këtyre 27 viteve. Me lot në sy Entela tregon se gjatë takimit në fushatë në Gjirokastër Rama e ka pyetur sesi i kishte bërë fëmijët “një nga një, apo dy nga dy”, ndërsa ka shtuar më tej se mos ti bënte fare në rast se nuk i mbante dot. Faxëeb

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303