Videoja virale që po ‘telendis’ shqiptarët

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Prej disa ditësh Jonida Maliqi ndodhet në Izrael ku do të organizohet kompeticioni më i rëndësishëm i muzikës në Europë. Për të prezantuar kulturën e muzikës shqiptare është kujdesur RTV publik izraelit KAN, i cili ka përdorur shumë ironi, por edhe shumë të vërteta.

Pa u ndalur fare te komunizmi apo natyrën e bukur që ka vendi ynë, moderatorja Lucy Ayoub që ka realizuar videon shprehet që nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza” që nënkupton se nuk i intereson fare.

Lucy tregoi gjithashtu se këngëtarët shqiptarë i realizojnë kripet në kështjella dhe përdorin makina luksoze. E pjesa më interesante ishte kur ironizoi klikimet e këngëve të artistëve shqiptarë. Ajo tha që ka pak shqiptarë nëpër botë, por klikohen mbi 100 milion herë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata i blejnë klikimet. Arsyeja pse ata kanë shumë klikimet është se dinë të bëjnë marketing dhe u shpreh se shpreson që ky marketing i mirë t’i ndihmojë në Eurovision.