TË FUNDIT

Virusi kinez/ Shkon në 81 numri i të vdekurve

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kinë është rritur në 81.

Gati 3,000 të tjerë janë konfirmuar të sëmurë.

Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit të virusit.

Numri i vdekjeve në Hubei u rrit nga 56 në 76, me pesë vdekje diku tjetër. Wuhan është bllokuar dhe disa qytete të tjera kanë vendosur ndalime të udhëtimit.

Në Shanghai, qeveria ka ndaluar bizneset të kthehen në punë deri më 10 shkurt. Ndalimi vlen për të gjitha kompanitë, përveç shërbimeve, firmave mjekësore, furnitorëve mjekësorë dhe supermarketeve.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është në Pekin për të diskutuar shpërthimin e virusit me qeverinë kineze dhe ekspertët e shëndetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat