fbpx

Virusi misterioz/ Izolohet një tjetër qytet në Kinë

virusi-ne-Kine-1.jpg

Një qytet i dytë kinez do të izolohet në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit misterioz që ka lënë 17 të vdekur në vend.

Autoritetet kanë pezulluar avionët dhe trenat brenda dhe jashtë Wuhan – një qytet me 11 milion njerëz – si dhe të gjithë transportin publik brenda qytetit.

Që nga mesnata, masat e ngjashme do të hyjnë në fuqi edhe në Huanggang, një qytet me më shumë se shtatë milion.

Ekzistojnë më shumë se 500 raste të konfirmuara të virusit, i cili është përhapur edhe jashtë vendit.

Singapori është vendi i fundit që ka regjistruar një rast të konfirmuar. Një burrë 66-vjeçar kishte udhëtuar nga Wuhan dhe po mbahet në një dhomë izolimi.

Lloji i ri i koronavirus besohet të ketë origjinën në një treg në Wuhan. Një banor i qytetit tha se atmosfera në vend ndihej si “fundi i botës”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303