“Vjen me dallgë”. 28-vjeçari me koronavirus rrëfim rrëqethës: Ndihesha sikur përqafova vdekjen

Michael Prendergast nga Kerry Irlandës i prekur nga COVID-19, ka deklaruar se për pak sa nuk vdiq dhe se është ndier i sëmurë si kurrë më parë. 28-vjeçari shfaqi simptoma si, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.

Pasi u vendos në spital, nga ku mësoi se ishte dhe i infektuar me virusin korona, ai u shpreh se ndihej aq i shqetësuar, sa që për një moment mendoi dhe për vdekjen.

“Përpara se të infektohesha mendoja që koronavirusi ishe një grip i lehtë sezonal. Por, kur përjetova sëmundjen, ndryshova komplet mendimin për të”, u shpreh 28 vjeçari.

Micheal pretendon se është “përqafuar” me virusin famëkeq, kur ndodhej në Londër, për çështje pune, por ditët e para nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

“Kur jeni i infektuar dhe keni temperaturë të lartë, ndiheni sikur nuk jeni shumë larg vdekjes”, tha ai.

“Ajo vjen në dallgë, kështu ndjehesha … Nuk ndjehesha mirë, por vinte një dallgë që do të zgjaste katër ose pesë orë. Kjo do të ishte ndjenja më e fortë, dërrmuese, një temperaturë e shpejtë … të bën të ndjehesh sikur nuk je larg vdekjes”.

Michael, ka dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që nuk e kanë marrë shumë “seriozisht” këtë sëmundje dhe ende mendojnë që epidemia ka si “pre të preferuar” vetëm të moshuarit.

“Unë po shoh kohët e fundit njerëz për plazhe, parqe dhe në palestra. Ky është një mesazh për të gjithë ata që i frekuentojnë këto vende por jo vetëm. Nëse nuk prekeni kaq keq sa unë. Ju garantoj që prindërit tuaj, gjyshërit ose të afërmit do të vuajnë, pasi ky virus është vrasës”, u shpreh Michael.