Administratori i njësisë Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka është vrarë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pet, në njësinë administrative Kotë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se Argjil Gjoka ka ndërhyrë për të ndarë dy persona, të cilët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin për shkak të një prone.
Argjil Gjoka u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Policia po punon për arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.
Ndërkohë personi tjetër, i cili ka mbetur i plagosur është Arif Bejtaj 19 vjeç. Ai ka marrë një plagë në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjoka kishte marrë detyrën në 2018, pasi ish kreu i njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodo, u vra në nëntor të 2018 për çështje pronësie.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./real-news.tv/

