Reperi Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje ditën e djeshme.
TMZ raporton se 33-vjeçari u qëllua me armë jashtë dyqanit të tij të veshjeve, në Los Anxhelos.
Dëshmitarë okularë në zonë pohuan se dëgjuan disa të shtëna armësh.
“Nuk kemi asnjë të dyshuar tani, por do të publikojmë të reja sapo të kemi”, thuhet në njoftimin e departamentit të Policisë së Los Angeles.
Artistë si Drake, Rihanna dhe J Cole kanë shprehur publikisht dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.
“Kjo nuk ka kuptim! Jam e tronditur nga ky lajm”-shkroi Rihanna në llogarinë e saj në Twitter.
Dy persona të tjerë të cilët ishin bashkë me reperin u plagosën, ndërsa mësohet se autori u largua me shpejtësi me makinë./real-news.tv/

