Ylli i pornografisë tregon sa paguhet për…

mia-khalifa.jpg

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa ka zbuluar disa fakte rreth pagës së saj si dhe vështirësitë e punësimit pasi hoqi dorë nga pjesëmarrja në filmat pornografikë.

“Njerëzit mendojnë se po kap me miliona nga pornoja. Plotësisht e pavërtetë. Unë bëra një total prej rreth 12,000 dollarë në industri dhe kurrë nuk pashë përsëri asnjë qindarkë pas kësaj. Vështirësia për të gjetur një punë normale pasi u largua nga pornografia ishte … e frikshme”, tregoi aktorja më e ndjekur e kësaj industrie të filmave.

Që nga largimi prej kësaj industrie, Khalifa është angazhuar me shfaqje sportive si “SportsBall” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në rrjetin “Youtube” me titullin “Out of Bounds (jashtë kufijve)”.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303