Young Zerka feston sot ditëlindjen

Prej kohësh, këngëtari i njohur Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e mundshme me këngëtaren, Ronela Hajati.

Mirëpo së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen me një postim që ka bërë në profilin e tij në “Instagram”.

Zerka ka ditëlindjen dhe për veten e tij ka bërë një urim, teksa ka postuar një fotografi të çuditshme. Ndërkohë krahas fotos ai ka një kërkesë për ndjekësit e tij: “Urojini ditëlindjen këngëtarit tuaj të preferuar!”.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit, kolegë dhe miq e kanë uruar me rastin e ditëlindjes.