Zbulohet arsyeja përse u nda Lady Gaga nga i fejuari

Lady Gaga habiti fansat e saj ku vetëm pak ditë përpara ndarjes së çmimeve Oscar u publikua lajmi se ajo dhe i fejuari Christian Carino i kishin dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare.

Sipas UsWeekly, Chris nuk po e trajtonte mirë këngëtaren dhe kjo bëri që ajo të afrohej më shumë me mikun e saj, aktorin Jeremy Renner, me të cilin aludohet se po nis një lidhje të re. Gjithashtu burime pranë këngëtares thonë se ishte pikërisht Gaga ajo që vendosi të ndahej nga 49-vjeçari.

“Ai kishte nisur të ishte shumë xheloz, përpiqej të ishte me të gjatë gjithë kohës dhe i shkruante në çdo moment. As miqtë e këngëtares nuk e pëlqenin atë”-raporton USWeekly./real-news.tv/