Zbulohet “fytyra e vërtetë” e Khloe Kardashian

Modelja me famë botërore, Khloe Kardashian është përfolur për lidhjen e saj me Tristian Thompson.

Jordan Craig, ish e dashura e Thompson fajësoi Khloe Kardashian se shkatërroi lidhjen e saj me Tristan Thompson kur ishte ende shtatzënë.

Khloe e ka mohuar këtë gjë dhe me anë të një psotimi shkroi në Instagram se kjo nuk ishte e vërtetë. Sipas saj, ajo dhe Tristan u njohën shume kohë pasi ai dhe Jordan u ndanë, të paktën kështu i kishte thënë nëna e basketbollistit dhe gjithë stafi i tij. Por një person që preferon të mos e zbulojë identitetin, shprehet se Khloe dhe Tristan janë takuar në dasmën e Kevin Hart dhe Eniko Parrish në gushtin e 2016-ës. Në dasmë Tristan ishte i shoqëruar nga Jordan, atëherë shtatzanë, dhe Khloe e dinte për lidhjen e tyre.

I pranishmi në dasmën e Kevin Hart, thotë për mediat: “Khloe ishte në dasmë. Këtë e dëshmojnë me qindra foto të dasmës së Kevin. Khloe erdhi e shoqëruar nga Trey Songz. Ajo e pa Tristan dhe Jordan e cila ishte shtatzënë dhe qëndronte pranë tij. Khloe e dinte shumë mirë për lidhjen e tyre, por kjo nuk e pengoi që të hidhej në krahët e Tristan dhe të bëhej shkaktarja e ndarjes nga Jordan.” /real-news.tv/