Kayleigh McEnany njoftoi se ka rezultuar pozitive për koronavirus.
McEnany shtoi se nuk ishte në dijeni të enjten e kaluar se këshilltarja e Presidentit Trump, Hope Hicks kishte rezultuar e infektuar me koronavirus, kur zëdhënësja zhvilloi një konferencë për shtyp. Infektimi i këshilltares Hicks u bë publik të enjten në mbrëmje.
Presidenti Trump njoftoi në orët e para të së premtes se ai dhe zonja e parë ishin infektuar me koronavirus.
Zëdhënësja Kayleigh McEnany tha se është në vetëizolim dhe se vazhdon të punojë nga shtëpia. Ajo është një nga më të fundit prej figurave të profilit të lartë, të afërta me presidentin Trump, që konfirmohet pozitive.

