fbpx

Zgjedhjet në Britani, nis zyrtarisht fushata elektorale

boris-2-1.jpg

Sot në Britaninë e Madhe fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, pasi parlamenti u shkri në orët e para të mëngjesit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u takua në Buckingham Palace me Mbretëreshën, çka shënon edhe fillimin e periudhës zgjedhore para votimit të 12 dhjetorit. Ai, në qendër të fushatës do të ketë premtimin se do t’ia dalë mbanë me Brexit.

Por vetëm një orë pasi u takua me Mbretëreshën Elizabeth për të filluar zyrtarisht fushatën zgjedhore, ministri i Johnson për Uellsin, Alun Cairns, dha dorëheqjen pasi u akuzua se gënjeu për njohuritë e tij për një ndihmës që dyshohet se sabotoi një gjyq për përdhunim.

Në fillimin e fushatës, Konservatorët e Johnson gëzojnë një epërsi ndaj Partisë Laburiste të opozitës.

“Le ta realizojmë Brexit”, tha Johnson, 55 vjeç, jashtë rezidencës së tij zyrtare të Downing Street, duke shtuar se kreu i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn do të sillte akoma më shumë trazira me referendumet e reja mbi anëtarësimin në BE dhe pavarësinë Skoceze.

Në anën tjetër, Jeremy Corbyn premton ndryshim të vërtetë me laburistët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303