TË FUNDIT

Zbardhen përgjimet/ “Mos ka njeri me…” Telefonata e motrës alarmon anëtarin e bandës së Habilajve, shoku e qetëson

Të tjera përgjime kanë dalë në dritë nga dosja e bandës së Habilajve. Aty shfaqen përgjimet mes trafikantëve për drogën në Babicë të Vlorës.

Në përgjimet e Prokurorisë, anëtarët e bandës së Habilajve flasin në telefon për drogën, ndërsa rezulton se për trafikun kanë dijeni dhe familjarë të tyre.

Më poshtë është biseda mes Armand Koçerrit dhe motrës së tij. Kjo e fundit e telefonon dhe i thotë se ka ardhur një makinë. Ky informacion alarmon Koçerrin, i cili telefonon menjëherë shokun e tij, por ky i fundit i thotë se “janë tanët”, transmeton BË.

Përgjimi:

Biseda nr.1334:

Me datë 02.10.2017, ora 7:13:14 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga ana e numrit 0695252289, që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645- Hë

289- Po vjen ti, ca po bën

645- Jo, pse

289- Ka hip një makinë poshtë shtëpive të Skënderit, u kthye dhe iku, ndaloi te fiqtë.

645- Po mirë

289- Po thash mos vinte ktu se pashë makinë tjetër, që vinin dritat ktu ballë për ballë me të, por kur u fut nga ne.

645- Mirë, mirë.

 

Biseda nr. 1342:

Më datë 02.10.2017, ora 7:36:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 355695493140, që përdoret nga një shtetas i paidentifikuar me këtë përmbajtje:

645- Ca bën

140- E ça do bëj, dola ktej nga lagjja jote

645- Nga lagjja ime?

140- Ë

645- Ti ishe me makinë andej?

140- Jo s’isha me makinë, isha në këmbë

645- Po kishte qenë një makinë pak më parë

140- Ë ë janë tanët

645- Ë

140- Janë pa dëme

645- Jo, jo, po them

140- Jo po ktu erdha unë ë

645- Është nonji që njeh aty

140- Eee janë tanët. Ku je ti cu bëre?

645- Unë jam në Vlorë, po më thanë ata të shpisë që kshu, kshu një makinë them.

140- E, rrini pa merak.

645- Jo, jo s’të mora për atë punë, po të mora direkt mos ka ashtu njeri me rrjetë, sado që të kam ty më vin informacioni.

140- Po janë njerëzit tanë.

645- E mirë xhaxha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat