Festivali i Këngës në RTSH është një nga eventet muzikore më të rëndësishme, pasi fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Mbrëmjen e djeshme janë zbuluar emrat e 12 artistëve finalistë të natës finale që do të transmetohet sot më 22 dhjetor, në TVSH. Juria ka përzgjedhur 12 artistë nga 20 për të konkurruar mes tyre për çmimin e madh.
Arilena – “Shaj”
Elvana Gjata – “Me tana”
Boiken Lako – “Ma la seen”
Sara Bajraktari – “Ajër”
Kamela Ismlamaj – “Më ngjyros”
Era Rusi – “Eja merre”
Valon Shehu – “Kutia e Pandorës”
Tiri Gjoci – “Me gotën bosh”
Robert Berisha – “Ajo nuk është unë”
Olta Boka “Botë për dy”
Albërie Hadërgjonaj – “Ku ta gjej dikë ta dua”
Gena – “Shqiponja e lirë”
Fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, që këtë vit do të mbahet në Holandë.

