TË FUNDIT

Fjoralba Ponari: “Të nxjerr qumështin e nënës prej hundësh, me qetësinë më të madhe”

Moderatorja e “E Diell”, Fjoralba Ponari ka qenë tepër aktive në rrjete sociale.

Fjoralba ka zhvilluar shpesh “mini-intervista” në InstaStory apo video live, ndërsa së fundmi i ka shuajtur kuriozitetin një ndjekësi që e pyet për një anë “të keqe” të karakterit të saj.

“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon.”- shkruan ndjekësi.

Kësaj pyetjeje, Fjoralba ka vendosur t’i përgjigjet pa dorashka:

 

“Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”- shkruan moderatorja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat