Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, gjithmonë tërheq vëmendje për jetën e saj private.
Encës i është dashur jo pak herë të përballet me akuza për ndërhyrje kirurgjikale.
Dyshimeve i erdhi fundi pasi Enca vendosi ti përgjigjet një herë e mirë kësaj pyetjeje.
E pyetur nga emisioni “Prive.al” nëse ka ndonjë operacion plastik, këngëtarja tha një jo të prerë.
Ajo tha se nuk është kundër operacioneve, por për momentin nuk e ka në plan.

