Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Burimet kanë konfirmuar për “Harper’s Bazaar” se modelja është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë dhe lajmi shpërndahet në media.
Thuhet se Gigi është vetëm 20 javëshe shtatzënë, ndërsa ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit që do të vijë në jetë.
Dyshja nuk ka konfirmuar ende asnjë lajm lidhur me shtatzëninë, megjithatë nëse hedhim një sy në profilin e Gigi-t në Instagram, vëmë re se në postimin e 25-vjetorit të saj duket paksa barku i rrumbullakosur.
https://www.instagram.com/p/B_bK5-cH6I5/?utm_source=ig_embed

