TË FUNDIT

Mamaja e Gigi Hadid konfirmon shtatzaninë: “E emocionuar që do të bëhem gjyshe”

Ditën e djeshme në media ka qarkulluar lajmi se modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë.

Thuhej se modelja ishte në javën e 20-të të shtatzënisë, madje u zbulua edhe gjinia e bebushit që do të vijë në jetë.

Sipas mediave të huaja  Gigi dhe Zayn do të bëhen me vajzë, ndërsa lajmi i bukur është konfirmuar nga vetë mamaja e Gigi Hadid.

Gjatë një interviste, ajo u shpreh super e lumtur dhe tregoi se mezi po pret të bëhet gjyshe.

Yolanda Hadid zbuloi se bebushi pritet të vijë në jetë në muajin shtator.

“Sigurisht që jemi të emocionuar! Jam e emocionuar që do të bëhem gjyshe në shtator, sidomos pasi humba së fundmi mamanë time. Por kjo është e bukura e jetës, një shpirt na le dhe një tjetër na bashkohet. Ndihemi të bekuar. Mezi po pres të bëhem gjyshe!”- u shpreh mamaja e modeles.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat