TË FUNDIT

Miliarderi i vendos emrin e veçantë djalit të tij të gjashtë

Miliarderi Elon Musk u bë baba për herë të gjashtë ditën e djeshme. Lajmin e konfirmoi vetë Musk nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter. Të gjithë ishin kuriozë për emrin e të voglit pasi aludonin se ai mund të ketë një emër planetesh.

I pyetur në Twitter për emrin e të voglit, ai shkroi X Æ A-12.

Dikush mori mundimin të gjejë kuptimin e X Æ A-12, i cili në fakt rezultoi një emër shumë i veçantë.

Sipas ndjekësit, Æ nga alfabeti i vendeve të Skandinavisë shqiptohet Ash, ndërsa A-12 i referohet një aeroplani të CIA, kod për Archangel. X mbetet ende një ekuacion i pazgjidhur!

Postimin e tij Musk e ka pëlqyer, duke dhënë kështu një konfirmim për emrin

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat