Iggy Azalea ka konfirmuar se është bërë nënë për herë të parë.
Reperja australiane bëri disa postime në Instagram të Mërkurën në mëngjes për të dhënë lajmin e bukur.
“Unë kam një djalë”, ishte një ndër postimet në InstaStory.
“Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën”.
Ajo shprehet më pas se ka dashur ta mbajë sekret jetën e djalit të saj, por nuk mund ta mbajë dot sekret faktin që e do shumë të birin.
Reagimi i reperes vjen pak më shumë se një muaj pasi u raportua se ajo mirëpriti fshehurazi një bebush me të dashurin e saj reper, Playboi Carti, 23 vjeç.

