Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Kasharin, ku disa persona qëlluan me kallashnikov drejt një lokali i cili është në pronësi të shtetasit E.C. Mësohet se lokali pësoi dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për të lënduar.
Lokali gjendet në rrugën dytësore përballë autostradës.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e autorëve, dhe për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Vijon…

