Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, njihet për si person hermetik kur vjen puna tek familja dhe jeta e saj private.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” , artistja ka folur për herë të parë për babain.
Njëri prej fëmijëve e ka pyetur se çfarë roli ka patur nëna në jetën e këngëtares, duke qenë se prindërit e saj janë ndarë para shumë viteve dhe ajo është detyruar të rritet pa të atin.
![]()
Duke çmuar raportin me të ëmën, për të cilën tregoi se ka qenë edhe nënë, edhe baba për të, Xhensila shtoi se rëndësi ka që secili prej tyre të jetë i lumtur.
Kjo pyetje e ka emocionuar shumë artisten e cila me lot në sy tha se pavarësisht të gjithave të atin e do shumë.
“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë.”
Dy muaj më parë, teksa ishte e ftuar te “E diela shqiptare” këngëtarja tregoi se nëna e saj jetonte në Kosovë, ku kishte gjetur atë që ajo e cilësoi si “princi i kaltër”.
Real News

